BKT Smart është një aplikacion i cili ofron shërbime bankare të shpejta dhe të sigurta për klientët e biznesit dhe të konsumatorëve kudo dhe në çdo kohë në Smartphone-in tuaj, pa nevojën për të shkuar në degët e BKT dhe të keni një kompjuter. Aplikacioni BKT Smart është i përkrahur nga sistemet operative iOS dhe Android. Sistemi i Software-it 4.0 është ai që suporton paketën e plotë të këtij aplikacioni. Në rast se keni versione të software-ve më të vjetra se 4.0, BKT nuk mund të ju ofrojë një akses të plotë në aplikacion. Aksesimi në BKT Smart është i mundur përmes një lidhjeje interneti, e ofruar nga çdo operator telefonik ose Wi-Fi. Pas ndjekjes së hapat e regjistrimit në BKT Smart ose në Degën Internet, bëhet e mundur hyrja në BKT Smart duke përdorur fjalëkalimin që keni krijuar dhe më pas mund të aktivizoni identifikimin me të dhënat biometrike dhe Smart FNP, për një autentikim më të shpejtë. BKT Smart ofron mundësinë e kërkimit për vendndodhjen e ATM-ve ose degës më të afërt të BKT-së pa nevojën për të hyrë në sistem. Shërbimet ofrohen në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Përmes BKT Smart mund të informoheni për llogaritë tuaja, ovedraftin, kreditë, kartat e debitit dhe kreditit, depozitat tuaja apo kontratat e pagesave automatike. Mund të kryeni pagesa të kartave të kreditit, faturave dhe rimbushjeve elektronike, gjobave të trafikut, pagesë taksash, pagesa doganore, rezervoni dhe paguani polica sigurimi (TPL, prone, shëndeti, shëndeti në udhëtim, etj.), transferoni para midis llogarive tuaja, drejt llogarive brenda BKT, drejt bankave të tjera të nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri dhe transferta ndërkombëtare. Mund të hapni llogari të reja, depozita dhe të kryeni këmbime valutore me kurs preferencial.









